Haxhi Avdyli: Është ditë e mirë, besoj sot do kemi presidenten

Besoj që nuk do të ketë problem. Besoj që sot do të kurorzohet me sukses zgjedhja e presidentit, ka thënë Haxhi Avdyli në një adresim para mediave në hollin e Kuvendit pak para nismës së seances për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Deputeti Avdyli, që i takon grupimit politik të Vjosa Osmanit, njëherësh kandidate për president, tha se do shihet mënyra e vajtjes së seancës dhe se do të ketë vota të mjaftueshme.

Po besojmë që edhe deputeti Adem Hoxha do të jetë në sallë por edhe deputetët e tjerë, tha ai.