Arkiv

Haxhi Avdyli, e quan politikan të dështuar Isa Mustafën

Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli, ka thënë se Isa Mustafa si politikan i dështuar, po tenton ta sulmoj u.d. Presidentetn Vjosa Osmani.

“Isa Mustafa, si politikan tërësisht i dështuar që e ka qitë LDK-në për toke, po tenton të qëndrojë relevant duke e sulmuar u.d. Presidenten Vjosa Osmani në baza ditore bazuar në gënjeshtra, deklarata që nga Vjosa askush si ka dëgjuar përveç imagjinatës së tij”, tha ai.

Avdyli përmes një postimi në facebook, tha se “ky President-në tentativë”, ka thënë që Vjosa folur kot dhe troket në derë të hapur sa i përket dialogut.

“Nëse e dëgjon me vëmendje, Vjosa nuk e kërkon pezullimin e dialogut por unifikimin e qëndrimit të përbashkët të Kosovës para se të shkohet në Bruksel. Por, për Isa Mustafën rëndësi paska vetëm qëndrimi që e ka tani PDK-ja. Ai thotë se Vjosa e të tjerët flasin kot rreth temës së dialogut sepse ne duhet të shikojmë veç çka kërkon PDK”, tha Avdyli.

Avdyli tha se i vjen keq ta shoh se ku ka ra partia institucionaliste LDK, përderisa sipas tij udhëhiqet nga dikush që çdo ditë sulmon dy institucionet kryesore në vend.

“Presidencën e Kuvendin, vetëm pse ato nuk po udhëhiqen nga njerëzit e Isës. Ky  shkatërroi gjithçka që kishte përpara vetes gjatë tërë kohës vetëm për t’u bërë vet president (edhe koalicionin qeverisës, edhe partinë, e tash po tenton edhe vendin) i shtyrë nga ambicie të tij puro personale të pakontrolluara. Ka ardhe koha që të flasim hapur dhe të REFUZOJMË këtë mendësi karrieriste shkatërruese të tij: Edhe LDK, edhe partnerët e tjerë të koalicionit e mbi të gjitha ta refuzojnë qytetarët e Kosovës”, përfundoi ai.