Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hatim Baxhaku: Deri në mars do bëjmë pesë mijë testime në ditë për COVID-19

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës Hatim Baxhaku, tha se deri në mars do të rrisin numrin e  testimeve për COVID-19.

“Unë kam dëgjuar nga zotëri Zemaj që deri në mars numri i testimeve deri në mars do të rritet deri në pesë mijë”, tha Baxhaku në DebatPernime.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Shemsedin Dreshaj nga  AAK, Gëzim Kelmendi nga FJALA dhe Hatim Baxhaku nga LDK.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.