Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hatim Baxhaku: Covid-i nuk ishte gjithëherë shkaktari parësor i vdekjeve

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës Hatim Baxhaku, tha se ka dyshime që ka kualifikime të vdekjeve nga COVID-19, kur nuk ka qenë COVID-19 shkaktar i vdekjes.

“Në listën e vdekjeve ka tre shkaqe, por shkaku kryesor është ai dytësor. Unë e di raste që ka vdekur prej gjakderdhjeve masive në tru, ulçerës dhe është vërtetuar që është nga COVID-19, por unë nuk besoj që kanë qenë nga COVID-19. Unë kam dyshime që ka kualifikime të vdekjeve nga COVID-19, kur nuk ka qenë COVID-19 shkaktar i vdekjeve”, tha Baxhaku në DebatPernime.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Shemsedin Dreshaj nga  AAK, Gëzim Kelmendi nga FJALA dhe Hatim Baxhaku nga LDK.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.