Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hasnija Ilazi tregon arsyet pse kandidoi për KShC

Hasnija Ilazi, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës dhe kandidate për anëtare të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, ka treguar motivin e saj për të qenë pjesë e KShC-së.

Sipas saj, përvoja shumëvjeçare në arsimin e lartë e ka shtyrë që të japë kontributin e saj në këtë drejtim.

“Kur je në pozita menaxheriale dhe mendon eh të isha në këto pozita kisha bë diçka ndryshe, por mendoj që përvoja personale më ka ndihmu me pa edhe ku kanë qenë dhe ku janë ngecjet mes instucioneve dhe KShC dhe mendoj që krejt na që jemi në institucione të arsimit të lartë e kemi të qartë çka mundemi me bë dhe çka jo”, tha Ilazi në emisionin “Kallxo Përnime”.

Ajo shtoi se kjo pozitë është sfiduese dhe i pëlqejnë sfidat.

“Ajo është shumë sfiduese sepse janë kufizimet që nuk varen edhe prej vullnetit tonë, por gjithsesi është e vërtetë që një kohë kam qenë e tërehequr nga këto pozita, por kjo pozitë më është dukur sfidë dhe sfidat më janë dukur gjithmonë motiv, mendoj që përvojë kemi mjaftueshëm”, tha Ilazi më tej.