Haskuka thotë se Prizreni punoi më së shumti në krahasim me komunat tjera të mëdha

Mytaher Haskuka, kryetar i Komunës së Prizrenit ka thënë se qeverisja e tij në këtë komunë ka punuar më së shumti nga të gjitha komunat e tjera të mëdha në vend.

“Sipas monitorimit të Instituti GAP për përmbushjen e zotimeve të kryetareve në të gjitha komunat, Prizreni del si komuna me performancën më të mirë në krahasim me komunat e mëdha në Kosovë”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

Ai ka shkruar edhe për zotimet që i ka mbusher që po vazhdon të punojë për to.

“Prej 49 zotimeve në komunën tonë, sa i ka të evidentuara ky institut, deri më tani i kemi përfunduar 21 prej tyre, 6 i kemi gjysmë të përfunduara, 18 të filluara dhe 4 zotime janë që ende nuk kanë filluar, kryesisht për shkaqe juridike apo administrative”, deklaroi kryetari i Prizrenit nga Vetëvendosje.

“Nëse krahasojmë me përqindje të zotimeve të realizuara deri më tani, Prizreni është komuna e parë prej shtatë komunave më të mëdha duke pasur përqindje të realizimit prej 42.86%. Rezultati i treguar është pasqyra e punës sonë, ndërkaq ne do ta vazhdojmë punën për të mirën e qytetarëve duke kaluar edhe përtej zotimeve”, thuhet në fund të postimit të tij.

Dje, Instituti GAP publikoi raportin për punën e komunave në nivel vendi. Sipas raportit, kryetarët e komunave nuk i përmbushën premtimet elektorale deri më tani.

Kryetarët e komunave me pak premtime të përmbushura

www.kallxo.com