Mytaher Haskuka. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haskuka thotë se Komuna qe dy vjet është në pritje të një vendimi të Qeverisë

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shkruar se që nga vitit 2018 Komuna e Prizrenit është në pritje që 40 hekratë nga AKP-ja të kalojnë në pronësi të Komunës së Prizrenit.

Ky zonë e cila gjendet në fshatin Lubizhdë, sipas Haskukës, planifikohet të shpallet zonë ekonomike dhe park biznesi.

Ajo gjendet në dalje të qytetit të Prizrenit, kurse në total kjo zonë do të ishte një hapësire prej 80 hektarë tokë.

Mirëpo i pari i Prizrenit Mytaher Haskuka thotë se tashmë kanë kaluar dy vite janë në pritje që Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal ta vendosë në rend ditë këtë pikë, në mënyrë që të votohet nga Qeveria.

“Më shumë se dy vite Prizreni mbetet i bllokuar. Pse?” ka shkruar Haskuka.

Mytaher Haskuka konsideron se kjo nuk po ndodh ngase nuk ka interesa private, duke iu referuar deklarimeve të ish shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, që kishte thënë se 50 hektarë tokë e shtetit ishte propozuar të shiten për 5 mijë euro, apo 1 euro për ari tokë.

Ish-kryesuesi i bordit të AKP-së tregon si u shitën 50 hektarë tokë për 5 mijë euro

Haskuka në fund ka shkruar se Komuna është e gatshme ta paguajë Qeverinë me çmimin e merituar të privatizimit “dhe jo me këto çmime tragjikomike”.

Mytaher Haskuka, në vitin e tretë të udhëheqjes së komunës që ishte tradicionalisht e PDK-së, u përball me pasqyrën e punës së tij pak para përfundimit të mandatit.

Shfrytëzimi kontravers i buxhetit publik të Komunës së Prizrenit ishte kryefjala e debatit mbi performancën e komunës që udhëhiqet për herë të parë nga Vetëvendosja.

Përballja e Haskukës me hulumtimet për tenderët e Prizrenit