Mytaher Haskuka - Foto: KALLXO.com

Haskuka thirrje asamblistëve: Votojeni buxhetin nesër ose do t’i dëmtoni qytetarët

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka kërkuar nga asamblistët komunal që ta votojnë buxhetin për vitin 2020.

Haskuka përmes një publikimi në Facebook ka thënë se ky buxhet është përpiluar pas konsultimeve me qytetarët e komunës.

Po ashtu, Haskuka ka thënën se nëse nuk votohet buxheti qytetarët e komunës do të dëmtohen me tre milionë euro.

Publikimi i plotë i Haskukës:

Nesër do të mbahet mbledhja e Asamblesë Komunale, ku në rend dite do të jetë edhe Buxheti i Komunës së Prizrenit për vitin 2020.

Ky buxhet është përpiluar me konsultim të gjerë publik ku janë mbajtur 8 dëgjime publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) e cila u votua në korrik dhe u miratua nga Ministria e Financave.

Në bazë të KAB-it, është përpiluar propozim buxheti për vitin 2020, për të cilin po ashtu janë mbajtur edhe 5 dëgjime publike në të gjitha rajonet e komunës së Prizrenit, specifikisht në Zhur, Gjonaj, Korishë, Reçanë dhe në Prizren, ku nga kërkesat e parashtruara nga qytetarët është përpiluar buxheti.

Pra, në total për këtë buxhet janë mbajtur 13 dëgjime publike, prandaj kritikat që nuk ka pas konsultime për buxhet nuk janë të sinqerta dhe janë politike.

Nëse asamblistët nuk e votojnë këtë buxhet, kjo do t’i dëmtojë qytetarët e komunës së Prizrenit me 3 milionë euro. Në të kaluarën Prizreni nuk ka marrë trajtim të duhur nga qeveritë dhe ka qenë i diskriminuar në shumë aspekte. Si shembull, investimet nga Ministria e Infrastrukturës në vitin 2019 kanë qenë më të ulëta për Prizrenin me vetëm 9 euro për kokë banori, derisa në Gjakovë investimet nga kjo ministri kanë shkuar deri në 150 euro për kokë banori.

Kjo nuk mund të vazhdojë, prandaj kërkoj nga asamblistët që të votojnë buxhetin dhe mos ta dëmtojnë Prizrenin. Sipas ligjit, kur asambleja komunale është jofunksionale qeveria mund ta shpërbëjë dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme për asamblenë”, ka shkruar ai.

Me mbledhjen e asamblesë komunale të 25 shtatorit ku pritej të votohej buxheti i Komunës së Prizrenit për shkak të mungesës së kuorumit dhe pas largimit të kuvendarëve nga radhët e opozitës.

Aktakuzë ndaj drejtorit dhe u.d. drejtorit për Ekonomi dhe Financa në Prizren

Dyshime për parregullsi në konkurse, Mytaher Haskuka shkarkon drejtorin e NISMA-s

Pas ndarjes nga VV, NISMA bojkoton mbledhjen e Asamblesë në Prizren

Pas ndarjes nga VV, NISMA bojkoton mbledhjen e Asamblesë në Prizren

Prizren, sot votohet për buxhetin 50 milionësh për vitin 2020

.