Haskuka shpreh ngushllime për vdekjen e Artan Venharit

Mytaher Haskuka, kryetar i Prizrenit ka shprehur ngushëllime për vdekjen e paragllajdistit, Artan Venhari.

“Ahh bre Artan…,sot na pikëllove zemrat, nuk po muj me besu që na la aq shpejtë e ike në përjetësi. Na la pa festuar fitoren. Kosova ka pas nevojë për ty, punëtor, etik, i përkushtuar, o guximshëm, pak janë si ti që jetojnë me zemër… dhimbje e thellë miku im, do të jesh gjithmonë në zemrat tona, i shkëlqyer. Me fat që të njoh me fat që ishim shokë.I lehtë qoftë dheu i Kosovës të cilën e deshte aq shumë! Ngushellimet më të thella familjes dhe gjithë miqve”, ka shkruar Haskuka.

KALLXO.com ka raportuar sot për vdekjen e Venharit gjatë fluturimit me paragllajd në Prizren, ku edhe një person tjetër mbeti i lënduar.

Venhari ishte edhe anëtar i Bordit Drejtues të Instutit Demokraci për Zhvillim, të cilët kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e anëtarit të Bordit Drejtues të Institutit Demokraci për Zhvillim, Artan Venhari. Në emër të anëtarëve të Bordit Drejtues dhe stafit të Institutit Demokraci për Zhvillim (D4D), i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së Venharit. Të qoftë i lehtë dheu Artan”, thuhet në njoftimin e D4D.

KALLXO.com merr vesh se Venhari ishte edhe trajner në Federatën Aeronautike të Kosovës, ndërsa i lënduari ishte poashtu pjesë e kësaj federate.

‘Fluturo n’Prizren, në ma t’bukurin vend’, hapet sezoni i fluturimeve me paragllajd