Foto: Facebook/ Mytaher Haskuka

Haskuka përuron objektin e ri shkollor në Lukinjë të Hasit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka përuruar objektin e ri të shkollës fillore “Bajram Curri”  në fshatin Lukinjë të Hasit.

Haskuka përmes një publikimi në Facebook ka treguar se ky objekt ka pesë klasa mësimore, laboratorë dhe kabinete.

Ky objekt shkollor ka sipërfaqe prej 1.000 m², duke përfshirë 5 klasa mësimi, 2 laboratorë, 1 hapësirë për qëllime të ndryshme, 1 kthinë për kabinet, 1 kthinë për arkiv, administratë, sallë të arsimtarëve, punëtori etj., të cilat janë përshtatur edhe për personat me nevoja të veçanta.

“Nxënësit e fshatit Lukinjë të Hasit tani e tutje e kanë një objekt të ri dhe modern shkollor, ku do të mund t’i vijojnë mësimet e tyre. Shkolla e re e ndërtuar në këtë fshat, ka 5 klasa mësimore si dhe hapësira për laboratorë dhe kabinete, në mënyrë që krahas mësimit teorik të mësohet edhe në aspektin praktik. Ky është vetëm një prej projekteve nga fusha e arsimit në rajonin e Hasit dhe së shpejti do të kemi të përfunduara edhe projekte të tjera për të cilat po punojmë në vazhdimësi”, ka shkruar Haskuka.

Në këtë shkollë, përveç ndërtimit të objektit është bërë edhe furnizimi me inventar për klasat mësimore.