Haskuka nesër jep 'llogari' para qytetarëve

Nesër me fillim nga ora 10:00 kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka mban takimin e dytë me qytetarët e komunës.

Takimi do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal, në objektin e Shtëpisë së Bardhë.

Në këtë takim Haskuka do të paraqet punën e Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2019.

Në këtë takim pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të parashtrojë pyetje për punën e Haskukës gjatë vitit 2019.

Dorëheqja e kryesuesit të Asamblesë Komunale, Artan Abrashi, i cili është zgjedhur deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, e ka lënë Asamblenë Komunale pa kryesues. Nga nëntori Asambleja nuk ka mbajtur mbledhje.

Kryetari i Asamblesë së Prizrenit fiton ulëse në Kuvend

Dorëheqje të drejtorëve, aktakuza për drejtorët e Komunës, arrestime të zyrtarëve ligjorë, janë ngjarjet e fundit që e kanë përcjellë Komunën e Prizrenit.

Sfidat me organet e drejtësisë kohëve të fundit po dalin të jenë të shpeshta për Komunën e Prizrenit.

Drejtoria për Ekonomi e Financa  gati pesë muaj është pa drejtor, pasi që ish-drejtori Ertan Simitçi ka dhënë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Komuna e Prizrenit qe 3 muaj pa ‘mbajtës të kuletës’

Haskuka deri më sot nuk ka emëruar drejtorin e ri duke u arsyetuar se ende janë në bisedime me partnerët  e koalicionit për emrin e drejtorit të ri.

Ditë më parë edhe drejtori për Gjeodezi dhe Kadastër, Refik Shaqiri, ka dhënë dorëheqje, e edhe ndaj tij në fund të vitit 2019 është ngritur aktakuzë nën dyshimet se ka keqpërdoru detyrën zyrtare.

Drejtori i Haskukës me aktakuzë, jep dorëheqje

Kryeinspektori Islam Thaqi dhe 5 zyrtarë tjerë të Komunës po përballen me aktakuzë për rastin e njohur si Abi Çarshia, ku të gjithë po akuzohen se rrënuan aneks objektin pa leje të qendrës tregtare në fjalë.

Zyrtarët e komunës së Prizrenit para gjyqit për rastin e rrënimit të objektit pa leje në ‘Abi Çarshi’

Dy drejtorë tjerë në detyrë Levent Kasëmi dhe Fejzë Kabashi po përballen me akuzat e Prokurorisë për dhënien  e pronës komunale në shfrytëzim në mënyrë të kundërligjshme.

Tre drejtorët e Mytaher Haskukës dolën para Gjykatës (Foto)

Ditë më parë dy zyrtarë ligjorë të Komunës janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Atyre u është caktuar edhe paraburgim.

Gjykata vendosi për dy zyrtarët e arrestuar të Komunës së Prizrenit