Haskuka emëron 5 drejtorë të komunës, njërin drejtor e bën Nënkryetar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se pas ndryshimeve brenda qeverisjes lokale, ka përcaktuar shumicën e drejtorëve të rinj.

Në njoftimin e publikuar në Facebook, Haskuka ka vënë në krye të drejtorive tri gra, ndërsa në total pesë gra udhëheqin drejtori nga gjithsej 13 sa janë në Komunën e Prizrenit.

Në krye të Drejtorisë së Shëndetësisë, në vend të Visar Shehur, është vendosur Narqize Arënliu Hoxhaj, në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Emilija Redzepi, në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, në Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale,  Islam Thaqi dhe në Drejtorinë e Ekonomisë dhe Financave, Leonora Çerreti.

Ish- drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu tani është në pozitën e nënkryetarit të Komunës së Prizrenit.

“Drejtorët e rinj janë përcaktuar në bazë të eksperiencës dhe kontributit të deritanishëm në fushat e tyre profesionale, si dhe dedikimit të tyre në përmbushjen e objektivave dhe zotimeve tona qeverisëse”, ka thënë Haskuka.

Haskuka ditë më parë në një intervistë për KALLXO.com kishte treguar për telashet dhe qeverisjen në komunën që drejton.

Mytaher Haskuka flet për qeverisjen dhe telashet në Prizren