Foto: Facebook/ Mytaher Haskuka

Haskuka e Quni: Shpresojmë që shembulli ynë të ndiqet edhe në Prishtinë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka publikuar një foto bashkë me kryetarin e degës së LDK-së në Prizren, Anton Qunin.

“Bashkëpunimi ka fillu në Prizren, shpresojmë që shembulli jonë të ndjeket edhe në Prishtinë”, ka shoqëruar Haskuka fotografinë e publikuar në Facebook.

Mytaher Haskuka vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

LVV bashkëqeveris me LDK-në në Prizren që nga viti 2017.

Dy partitë janë duke negociuar arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje edhe në nivelin qendror.

Negociatat kanë ngecur shkaku i insistimit të LDK-së që LVV të zotohet se do të votojë kandidatin e LDK-së për president të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa LDK e dyta.