Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com
Hasi një mjet të dyshuar të pashpërthyer, qytetari nga Suhareka lajmëroi rastin në polici
30.8.2024 - 10:54
Një qytetar raportoi në Policinë e Kosovës se ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer në fshatin Bllacë të Suharekës.
Me këtë rast, ai i ka njoftuar autoritetet policore.
Organet e rendit kanë njoftuar se Njësitë për deminim i KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar.
“Njësitë për deminim i KFOR-it ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr mjetin e dyshuar”- thuhet në raportin e Policisë.