Hashim Thaçi viziton prindërit e heroit Rasim Kiçina

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka qëndruar këtë pasdite të familja e heroit Rasim Kiçina në fshatin Baicë të Drenasit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” në të cilin ka bashkëngjitur edhe një fotografi me prindërit e heroit.

“Sonte, në Baicë, me prindërit e bashkëluftëtarit, heroit Rasim Kiçina”, ka shkruar Thaçi.

Kujtojmë se javën e kaluar ndaj presidentit Thaçi është ngritur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ai ka deklaruar të hënën se nëse kjo aktakuzë konfirmohet do të japë dorëheqje.