Hashim Thaçi viziton Prekazin: Dielli do të lind përsëri

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka vizituar Kompleksion Memorial të familjes Jashari në Prekaz.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ presidenti Thaçi ka shkruar se është në Prekaz për të bërë nderime për komandatin Adem Jashari dhe të gjithë luftëtarëve të UÇK-së.

Ai ka shkruar  se është në Prekaz për të riktheksuar, siç ka shkruar ai, se dielli  do të lind përsëri.

Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri”.

Kujtojmë se me 26 qershor të këtij viti, Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës, një aktakuzë në të cilën ka paraqitur dhjetë pika ku akuzohen Hashim Thaçi e Kadri Veseli dhe të tjerë për një sërë sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit: Krimet përfshijnë qindra viktima shqiptare, serbe e rome