Ilustrim

Hashim Thaçi “vajton" bujqit pas dëmeve të pësuara nga reshjet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka folur për dëmet që iu shkaktuan bujqve të Kosovës nga të reshurave e sotme të shiut e breshrit.

Thaçi ka shkruar se është e dhimbshme të shohësh se si është dëmtuar puna e bujqve dhe se Kosova duhet të bëjë më shumë për ata dhe bujqësinë.

“Shumë e dhimbshme të shohësh sa është dëmtuar puna e bujqve tanë, djersa dhe mundi i tyre, dje dhe sot, pas breshrit dhe rrebesheve të shiut në vendin tone” ka shkruar Thaçi.

Ai ka thënë se nuk është aspak e lehtë të merresh me bujqësi, veçanërisht pasi rreziku nga fatkeqësitë natyrore i kanoset gjithnjë sektorit.

Sipas tij, një dëm sezonal, bujqve  shpeshherë ua bënë të pamundur mbijetesën biznesore apo edhe punimin e tokës së tyre në sezonin e ardhshëm.

“Prandaj, Kosova duhet të bëjë më shumë për bujqit dhe bujqësinë. Duhet të bëjë më shumë për njerëzit tanë të vyeshëm dhe për këtë sektor jetik për ekonominë tonë”, tha Thaçi.