Hashim Thaçi uron formimin e qeverisë Hoti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re, përmes një postimi në Facebook.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare,” shkruan Thaçi.

Sipas tij me  bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional do të rimëkëmbet ekonominë  dhe të lëvizet me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot qeverinë e re të vendit të koalicionit LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe, të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Për qeverinë e re kanë votuar 61 deputetë, 24 ishin kundër dhe 1 abstenoi. Në votim morën pjesë 86 deputetë.