Foto: Kallxo.com

Hashim Thaçi paralajmëron largimin nga politika pas përfundimit të mandatit të presidentit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar largimin e tij nga politika pasi ta përfundojë mandatin si president.

Thaçi tha se do t’i kthehet familjes dhe që do të angazhohet në një punë tjetër – jashtë politikës.

“Unë e kam menduar gjatë. Pas përfundimit të mandatit do t’i kthehem vetes, familjes dhe do t’i kthehem përkushtimit të bëj një punë tjetër jashtë politikës”, tha Thaçi në T7.

Mandati i Hashim Thaçit si president përfundon në prill të vitit 2021.