Foto: Kallxo.com

Hashim Thaçi nuk e përjashton dorëheqjen në rast se ka shkelur Kushtetutën

Presidenti Hashim Thaçi nuk e ka përjashtuar mundësinë e dhënies së dorëheqjes në rast se Gjykata Kushtetuese vlerëson se është shkelur Kushtetuta nga ana e tij kur ka vendosur ta dekretojë Avdullah Hotin për kryeministër.

Në intervistën për Klan Kosova, presidenti Thaçi deklaroi se është i gatshëm t’i bartë pasojat.

“I marr përsipër pasojat që mund të ndalin nga Gjykata Kushtetuese. Nuk i ik përgjegjësisë. Unë uroj të mos jem presidenti i tretë që jep dorëheqje, por unë do t’i respektoj vendimet e Gjykatë Kushtetuese. Unë besoj në vendimmarrjen time. Unë nuk e di çfarë vendimi do të nxjerrë Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

“Nëse duhet me pagu çmim unë si president i vendit, e paguaj, veç vendi le të ec përpara”, tha tutje Thaçi.

Fatmir Sejdiu dhe Behgjet Pacolli janë dy presidentët që kanë dhënë dorëheqje, pasi që Gjykata Kushtetuese kishte gjetur se ata kanë shkelur Kushtetutën e vendit.

https://kallxo.com/lajm/ne-pritje-te-gjykates-cfare-ndodh-me-presidentin-nese-shkelet-kushtetuta/