Ilustrim Edi Rama e Hashim Thaçi - Foto: Instagram

Hashim Thaçi kopjon Edi Ramën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një fotografie me një të ri shqiptarë që punon si polic në Uashington ka treguar për punën që shumë të rinj shqiptarë e bëjnë në botë.

“SHBA-ja është shtëpi për shumë shqiptarë, që janë integruar dhe kontribuojnë për shoqërinë dhe shtetin amerikan. Erijonin, i cili shërben si polic në Uashington, e takova sa ishte në detyrë në rrugët e kryeqytetit më të rëndësishëm në botë”, ka shkruar Thaçi.

Mirëpo këtë ide, siç duket presidenti i Kosovës e marrë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili më 8 nëntor të vitit të kaluar kishte publikuar një video më një polic kosovar i cili shërbente në policinë zvicerane.

“Shqiptarët që ruajnë, Zvicrën siç ruajnë edhe kombet e Bashkuara siç ruajnë edhe shumë vende”, ka thënë Rama.