Hashim Thaçi i tregon Edi Ramës si duhet të trajtohet Serbia

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është deklaruar lidhur ne mospjesëmarrjen e Kosovës në takimet e liderëve të rajonit në diskutimet për Mini-Schengenin.

“Në takimin e parë që ka ndodhur ne Novisad mes Serbisë Shqipërisë dhe Maqedonisë, Kosova nuk ka qenë e ftuar fare e as e trajtuar si shtet i pavarur dhe sovran”, tha Thaçi  duke e arsyetuar refuzimin e ftesave në takimet me liderët e rajonit.

Sipas Thaçit, Kosova nuk ka asnjë çështje të hapur me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

“Por çështje fundamnetale për Kosovën dhe rajonin mbetet Serbia, si rrezik për paqe dhe stabilitet në rajon si aleati i vetëm i Rusisë në Ballkanin Perënidmor”, tha ai.

Presidenti tha sa Serbia duhet të trajtohet me tjetër strategji.

“Edi Rama është mik i imi i zgjedhur. Vlerësoj për angazhimin e  tij për paqen dhe stabilitetin në rajon, por në të njëjtën kohë konfirmoj se Serbia duhet trajtuar me tjetër gjuhë, tjetër strategji dhe tjetër veprim”

Kreu i shtetit tha se nuk po kërkon nga Shqipëria, as Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi që të mos bashkëpunojnë me Serbinë si shtete të pavarura.

“Por te iniciatvat e tyre rajonale t’i respektojnë vendimet e tyre që i kanë marr që Kosova të trajtohet si shtet i pavarur dhe sovran. Se nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal me standarde të dyfishta”, tha ai.

Thaçi mes tjerash tha se ndër vite ka pasur takime me të gjithë liderët e shtetit të Serbisë.

“Unë me liderët e Serbisë nga viti ‘99 takohem që nga koha e Slobodan Millosheviqit. Kjo është transparente nuk është ndonjë fshehtësi dhe kushdo që vjën në pushtet në Kosovë e ka për obligim që të takohet të diskutojë për të tejkaluar raportet që kemi dhe normalizimin e marrëdhënieve”, tha ai.

Presidenti Hashim Thaçi në konferencë për shtyp

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 31 décembre 2019