Hashim Thaçi i kishte quajtur patriotë të rrejshëm ata që votuan kundër Gjykatës Speciale

Ligji për Gjykatën Speciale ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, në kohën sa Hashim Thaçi ishte zëvendëskryeministër i Kosovës dhe kryetar i PDK-së.

Ligji për Gjykatën Speciale u kalua në Kuvendin e Kosovës në gusht të 2015, mirëpo fillimisht kishte dështuar të marrë votat e mjaftueshme në qershor të atij viti.

Hashim Thaçi i kishte quajtur patriotë të rrejshëm dhe të padijshëm deputetët që kishin votuar për mos themelimin e Gjykatës Speciale.

Më 26 qershor, ku ndryshimet kushtetuese për formimin e kësaj Gjykate kishin dështuar t’i marrin votat e mjaftueshëm, Hashim Thaçi ishte treguar i ashpër.

“Nga mosdija dhe patriotizmi i rrejshëm, ata deputetë që votuan kundër bënë gabim trashanik në dëm të interesit shtetëror”, kishte shkruar Hashim Thaçi në Facebook.

Të premten pjesëtarë të Policisë së Eulex kanë qëndruar për gati 12 orë në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës ku kanë arrestuar kryetarin dhe nënkryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Poashtu edhe presidenti Thaçi mund të jetë një nga të akuzuarit e Gjykatës Speciale, pasi që zyra e Prokurorit në qershor të këtij viti kishte publikuar një njoftim për media ku thuhet se kanë ngritut aktakuzë ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, mirëpo ajo aktakuzë nuk është pranuar ende nga Gjyqtari i procedurës.

Çka ndodhi sot gjatë bastisjes së EULEX-it në zyret e OVL-UÇK-së