Hashim Thaçi flet me Ilir Metën për rifillimin e dialogut me Serbinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme është takuar me homologun shqiptar Ilir Meta në Tiranë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Thaçi ka shkruar se me Metën ka biseduar për rikthimin në normalitet të plotë jetës së qytetarëve në të dy shtetet, si dhe rëndësinë e rifillimit të dialogut me Serbinë.

“Ne biseduam edhe për rëndësinë rifillimit të dialogut me Serbinë, i cili presim t’i përmbyllë të gjitha çështjet e hapura me Serbinë dhe të sjellë njohje reciproke ndërshtetërore”, ka shkruar presidenti.

Në fund të shkrimit, Thaçi ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë qenë gjithmonë në krahë të njëra-tjetrës dhe si të pandara duhet ta vazhdojnë rrugën e integrimit euroatlantik.