Harvard-i refuzon kërkesën e Trump për të kthyer ndihmën financiare

Universiteti i Harvardit ka shtyrë kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump pasi ai kërkoi kthimin e  pagesës prej 9 milionë dollarë në ndihmë kundër coronavirusit, raporton BBC.

Presidenti tha se ishte i pakënaqur që kolegji ultra i pasur i ligës Ivy kishte marrë para stimuluese. Por universiteti tha se fondet do të ndihmojnë studentët që përballen “me nevoja urgjente financiare” për shkak të pandemisë.

Harvard është vlerësuar si universiteti me i pasur në botë me një fond dhurimi më vlerë 40 miliardë dollarë. Në konferencën për coronavirus të martën zoti Trump i tha një gazetari: “Unë dua që Harvardi t’i kthejë ato para prapë, mirë? Nëse ata nuk e bëjnë këtë ne do të bëjmë diçka tjetër. Ata duhet t’i kthejnë prapë, ato janë të destinuara për punëtorët, jo për një nga institucionet më të pasura, që është shumë përtej shkollave në botë. Ata duhet t’i kthejnë ato para.”

Në një deklaratë pasuese, Harvard pranoi se kishte marrë 8.6 milionë dollarë përmes fondit prej 2.2 trilionë dollarë të ndihmës për lehtësim dhe siguri ekonomike si shkak i coronavirusit, gjë që ishte nënshkruar nga Trump muajin e kaluar.

Por Harvard nuk tha nëse do t’i kthejë prapë ato para.

Kolegji kishte shënuar një tweet: ” Harvardi është 100% i përkushtuar se këto fonde të emergjencave  në edukimin e lartë do shkojnë si ndihmë direkte tek studentët që përballen me nevoja urgjente financiare si shkak i pandemisë  Covid-19.”

Madje universiteti tha se tashmë kanë dhënë ndihma financiare për studentët si për udhëtim, shpenzime jetësore dhe edukim online si shkak i pandemisë.