Hartohet projekti për reasturimin e Kullës në Çadrak të Suharekës

Kullës së Hasan Tafollit, e ndërtuar në shekullin XIX që ka shërbyer kryesisht për banim dhe ruajtjen e bagëtisë i është hartuar projekti për restaurim.

Në një komunikatë për media, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka njoftuar se në kuadër të politikave programore ka hartuar projektin për restaurimin e kësaj Kulle.

Kulla e Hasan Tafollit gjendet në fshatin Çadrak të Komunës së Suharekës e cila për nga funksioni është tipologjia dhe funksioni.

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samire Hoxha, thotë se kjo Kullë ngërthen vlera të rëndësishme, dhe se për të mbajtur të informuar qytetarët për trashëgimit kulturore varet nga kujdesi që i kushtojnë institucionet e vendit.

“Si e tillë, kjo kullë prej guri ngërthen në vete vlera të rëndësishme arkitektonike, historike, shoqërore, ambientale dhe ekonomike, andaj se sa dinë njerëzit për trashëgiminë kulturore, varet nga ajo se çka bëhet me kujdesin institucional dhe promovimin e saj” thekson drejtori, bëhet e ditur në komunikatë.

Tutje, bëhet e ditur se ky objekt deri në vitet e ’90 – ta ka shërbyer edhe si Odë, familja Tafolli është shpërngulur nga fshati dhe Kulla së bashku më shtëpit tjera është braktisur tërësisht.

Banorët e këtij fshati tregojnë së kjo ndërtesë është shfrytëzuar edhe si Odë deri në vitet e 90-ta, deri kur familja Tafolli është shpërngulur nga fshati, dhe Kulla së bashku me shtëpinë tjetër të banimit janë braktisur tërësish.