Harry Bajraktari: Letra dërguar Trumpit tregon se jemi kundër lëvizjes së kufijve

Në emisionin “Jeta në Kosovë” pas intervistës më ministrin e Financave, Besnik Bislimi, është duke u zhvilluar debat me shqiptarët e Amerikës, të cilët janë bashkuar dhe mobilizuar në dhjetëra organizata dhe i kanë shkruar letër presidentit Donald Trump, Kongresit e Senatit amerikan, për të ndalur një marrëveshje potencialisht të dëmshme e të ngutshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Harry Bajraktari, biznesmen dhe aktivist shqiptar në Amerikë në këtë debat tha se kjo ide ka ardhur pasi që mendojnë se nuk duhet të ketë shkëmbim të territoreve.

Letrën që ia kemi dërgu ne mendojmë se Kosova nuk duhet të lëviz më kufij, duhet të krijohet atmosfera me Serbinë me bisedu kur është koha. Ne mendojmë se të bisedohet në Kosovë pa pozita, si komshinj dhe s’duhet të bëjnë presion as miqtë tanë as askush se si duhet të bisedohet me Serbinë”, tha Harry Bajraktari në “Jeta në Kosovë”.

“Kjo ishte një ide si komuniteti e ka shpreh mendimin e tyre dhe kur e shikon këtë letër pjesëmarrësit janë nga krejt Amerika, dhe po shprehim mendimin tonë sa i paket Kosovës me problemin e saj me ndërrimin e territorit, diskutimin me Serbi me ndërrimin e Qeverisë, ishte e domosdoshme që të njoftojmë Qeverinë amerikane dhe miqtë tanë se ku qëndrojmë ne ku qëndron komuniteti, nuk është një person por i gjithë komuniteti për çështjen shqiptare”, shtoi ai.

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” është duke transmetuar intervistë me ministrin e Financave, Besnik Bislimi si dhe do të zhvillohet debat me shqiptarët e Amerikës, të cilët janë bashkuar dhe mobilizuar në dhjetëra organizata dhe i kanë shkruar letër presidentit Trump, Kongresit e Senatit amerikan, për të ndaluar një marrëveshje potencialisht të dëmshme e të ngutshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Shoqatat Shqiptaro-Amerikane i dërgojnë letër Trumpit, kundërshtojnë idenë e ndarjes së Kosovës