Harris tërhiqet – pranon fikjen e mikrofonave gjatë debatit me Trumpin

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, ka pranuar rregullat të përcaktuara për debatin e parë kokë më kokë javën e ardhshme me ish-presidentin Donald Trump, megjithëse kandidatja demokrate thotë se për të do të jetë një disavantazh i madh mosmbajtja ndezur e mikrofonave gjatë gjithë kohës së zhvillimit të përplasjes së parë televizive, shkruan AP.

Me këtë zhvillim është pajtuar të mërkurën (04.09.2024) nëpërmjet një letre që fushata e Harrisit ia ka dërguar ABC News-it, rrjetit televiziv që do ta organizojë debatin. Duket se ky do të jetë një konkludim i fushatës së Harrisit për fikjen e mikronëve kur tjetri e ka fjalën pasi që kjo përplasje rrezikonte edhe organizimin e debatit të dhjetë shtatorit në Qendrën Kombëtare Kushtetuese në Filadelfia.

Pranimi i rregullave nga Harrisi erdhi derisa Trumpi – i cili një natë kishte propozuar që debati të me Harrisin të mbahej në “Fox News” – po merrte pjesë në një intervistë me Sean Hanittyn e pa asnjë tjetër përreth në një sallë kuvendi komunal në Harrisburg, Pensilvani, si një version i debatit përgatitor me një aleat të kahershëm, i cili e sfidoi vetëm në pjesën e planeve të tij se si do të merret me kandidaten demokrate.

Fushata e presidentit Joe Biden ishte pajtuar për fikjen e mikrofonave të atij që nuk e kishte radhën për të folur, kusht i shtruar nga Trumpi për debatet e sivjetme. Disa këshilltarë thonë se tani mbase është bërë pishman, sepse mendojnë se votuesit do të shihni shpërthime të pakontrolluara të Trumpit gjatë kohës sa nuk do ta kishte radhën për të folur. Debati katastrofal i kushtoi presidentit Biden edhe me tërheqje nga gara për një tjetër mandat.

Dhe kur Harris mori stafetën nga Bideni si kandidate partiake për presidente, fushata e saj bëri çmos që mikrofonat të mbeteshin ndezur gjatë gjithë kohës së debatit të shtatorit, duke pretenduar se vetëm kështu do të kishte këmbim të plotë ndërmjet dy kandidatëve.

Por të mërkurën, në një letër që e ka siguruar AP-ja, këshilltarët e Harrisit kanë shkruar se ish-prokurorja “do të jetë në disvantazh të madh me këtë format, që do të shërbejë si mburojë që Donald Trumpi të mbrohet prej këmbimeve të drejtpërdrejta me zëvendëspresidenten”.

“Ne mendojmë se kjo është arsyeja e madhe për ngulmimin e fushatës së tij për mikrofonat e fikur” gjatë kohës kur tjetri do të jetë duke folur.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com