Harris mblodhi më shumë fonde se Trumpi

Fushata e kandidates e zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe Partia Demokratike ia dolën t’i mblidhnin 361 milionë dollarë amerikanë në muajin gusht, duke krijuar një avantazh të madh parash kundrejt rivalit republikan, Donald Trump dy muaj para ditës së zgjedhjeve presidenciale amerikane, ka bërë të ditur të premten(06.09.2024) fushata e Harrisit.

Ajo bën të ditur se në fillim të shtatorit si rezultat i fondeve të ngritura, Harris i ka 404 milionë dollarë amerikanë, raporton Reuters.

Ekipi i fushatës së Trumpit ka bërë të ditur të mërkurën se fushata dhe Partia Republikane mblodhën 130 milionë dollarë amerikanë në gusht, duke mbyllur muajin me 295 milionë dollarë para të gatshme për aktivitet e ardhshme.

Dy kandidatët do të shpenzojnë më shumë se një miliardë dollarë amerikanë në këtë fushatë, duke thyer rekorde e shpenzimeve, bëjnë të ditur të dhënat e agjencive rregulluese amerikane. Trump dhe Harris po i përdorin paratë për reklama dhe për operacione për t’i shtyrë njerëzit të dalin në zgjedhje në shtetet megarë të ngushtë që do të vendosin edhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Shumat totale të ngritjes së fondeve, që u raportohet rregullatorëve amerikanë, po monitorojnë me sytë katër për shenja të momentumit në prag të garës së ngushtë të 5 nëntorit.

Në shumat totale nuk janë përfshirë edhe fondet e mbledhura nga grupet e jashtme që kanë pikëpamje mbështetëse për njërin a tjetrin kandidat.

Presidenti Joe Biden u tërhoq nga dhe e mbështeti Harrisin si pasuese me vendimin e tij të 21 korrikut.

Kandidatura e Harrisit i dha hov fushatës dhe donatorëve të demokratëve, dhe vetë ajo ia ka dalë të ketë ngritje të theksuar në sondazhe.

Tre të katërtat e 1.3 milionë donatorëve të rinj të Harrisit në gusht nuk kishin kontribuar në zgjedhjet e kaluara presidenciale më 2020, ka bërë të ditur fushata e saj. Ka njoftuar se më shumë gjashtë në dhjetë donatorë në gusht ishin gra, dhe pothuajse një në pesë ishin regjistruar si republikanë ose të pavarur.

Për më tepër, mesataret e sondazheve tregojnë për garë të luftuar fort në shtetet e lëkundura që do të përcaktojnë fatin e zgjedhjeve, përfshirë Pensilvaninë, Michiganin dhe Georgian.

 

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com