Foto: BBC

Harris e vë në siklet Trumpin në debatin e zjarrtë

Kamala Harris dhe Donald Trumpi kanë pasur një debat të zjarrtë prej 90 minutash në Filadelfia – i pari i tyre për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, shkruan BBC.

Pasi ia zgjatën dorën njëri-tjetrit – ishte e parë herë që po takoheshin – ata debatuan për politikën para se të kalonin në sulme personale.

Harris tha se njerëzit largohen prej tubimeve të Trumpit pa u kryer “për shkak të rraskapitjes dhe monotonisë” – ndërsa ai tha se njerëzit nuk i shkojnë Harrisit fare në tubime zgjedhore.

Trumpi kritikoi qëndrimet e Harrisit për emigrantët dhe kufirin, por edhe për ndryshim të qëndrimeve politike – Harris e fajësoi atë për “ndalesat Trump të abortit” dhe për sulmet e 6 janarit në Capitolin amerikan.

Anketimet e para treguan se Harris e fitoi debatin, por Trumpi deklaroi pastaj se ajo “humbi shumë keq”.

Menjëherë pas debatit Taylor Swift shprehu mbështetjen e saj për Harrisin në Instagram, duke e quajtur lidere të lindur.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com