Harris: Dhuna nuk ka vend në Amerikë
Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris e cila kandidon kundër republikanit Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale 2024, është deklaruar pas incidentin me të shtëna me armë zjarri në afërsi të Trumpit.
Demokratja Harris ka shtuar se dhuna nuk ka vend në Amerikë.
“Jam informuar për raportimet e të shtënave me armë zjarri pranë ish-presidentit Trump dhe pronës së tij në Florida, dhe jam e lumtur që ai është i sigurt. Dhuna nuk ka vend në Amerikë”, shkroi ajo në X.
Të shtëna me armë zjarri ka pasur në afërsi të ish-presidentit amerikan, Donald Trump më 15.09.2024 – ka konfirmuar ekipi i fushatës së tij.
Media britanike BBC raporton se sipas ekipit të Trumpit, ish-presidenti është i sigurtë.
“Presidenti Trump është i sigurt”- tha drejtori i komunikimit të fushatës së tij, Steven Cheung, duke shtuar se “nuk ka detaje të mëtejshme për momentin” – raporton më tej BBC.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se Trump – kandidat i republikanëve për president të SHBA-së në zgjedhjet e nëntorit 2024, ishte duke luajtur golf në klubin ndërkombëtar të golfit “Trump në West Palm Beach” në Florida – kur ndodhi incidenti.
Incidenti me armë vjen pasi ish-presidenti amerikan, i shpëtoi një atenati në korrik 2024, nga i cili u plagos në vesh.
Të shtënat në afërsi të Trumpit, deklarohet Shtëpia e Bardhë