Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Harris, dhe rivali i saj republikan, Donald Trump - 2024

Harris dhe Trump përplasen për luftën në Ukrainë - VIDEO

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Harris, dhe rivali i saj republikan, Donald Trump, u përplasën për mënyrën se si t’i jepet fund luftës së Rusisë në Ukrainë, në debatin e tyre të parë ballë për ballë përpara zgjedhjeve të nëntorit 2024.

Ngjarja u organizua nga ABC News, më 10 shtator, në Filadelfia.

Trump refuzoi dy herë të thoshte se është në interesin më të mirë të SHBA-së që Ukraina ta fitonte luftën kundër Rusisë.

Harris tha se konflikti ka treguar përse aleatët e NATO-s janë mirënjohës që Trump nuk është më në detyrë./REL