Ramush Haradinaj

Hardinaj shpreh ngushëllime për Princin Philip

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij rrjetin social Facebook ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Princit Philip, bashkëshortit të mbretëreshës Elisabeth II.

“Humbja e tij, nuk është vetëm humbje për Mbretërinë e Bashkuar, familjen mbretërore, por për mbarë popullin britanik, popujt e Commonëealth-it dhe botës së lirë.  Shpreh ngushëllimet e mia, Madhërisë së Saj, Familjes Mbretërore, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe mbarë popullit britanik, me lutjen që Duka të pushojë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

Princi Philip, burri i mbretëreshës britanike Elizabeth II dhe një figurë kryesore e familjes mbretërore britanike për gati shtatë dekada, vdiq në moshën 99-vjeçare, njoftoi të premten Pallati Bukinghem.

Kush ishte Princi Philip?