Llogoja e "HardhFest": Foto: "HardhFest" në Facebook

'HardhFest' rikthehet në Rahovec

Nën moton “Shnosh si kokrra” Festivali i vjeljes së rrushit “HardhFest” do të mbahet nga 3 deri me 5 shtator në Rahovec.

Nga ‘HardhFest’ për KALLXO.com është thënë se edicioni jubilar i 20-të dhe do të ketë përditësim të aktiviteteve unike dhe atraktive vreshtare, verëtare dhe kulturore.

“Për nder të 20 vjetorit Hardh Fest do të ketë identitet të ri vizual dhe do të ribrendohet” njofton ekipi i Festivalit.

Nga një logo e llojit tipografik, “HardhFest” ka prezantuar një logo të llojit simbol, një gjethe. Me format autentike nga vreshtat e Rahovecit ku në “venat” e gjethes së rrushit figurojnë harta dhe rrugët fushore po të Rahovecit, identifikojnë rajonin më të pasur të vreshtarisë në Ballkan si dhe vendodhjen e festivalit.

Ndërkaq, për realizimin e festivalit për shkak të pandemisë, ekipi i Festivalit tha që kanë planifikuar ta realizojnë në format hibrid (online dhe fizik).

 “Ne jemi të gatshëm për dy opsione të mbajmë festivalin edhe si gjithmonë me e mbajt me vizitor edhe online duke respektuar rregullat dhe format që i cakton Qeveria e Kosovës” thonë tutje ekipi i “HardhFest.”

Shkaku i situatës me pandeminë vitin e kaluar Festivali nuk ishte mbajtur, ani pse ishte planfikuar të mbahet.