Foto: KALLXO.com

Haradinaj - Vuçiqit: Ushtrinë e krijuam për ta mbrojtur territorin tonë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që ka shpallur kandidaturën për presidentit të vendit, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk ka pse të frikësohet nga ushtria e Kosovës.

Ai tha se si presidenti i ardhshëm do të angazhohet në fuqizimin e ushtrisë. Ndërsa, tha se ka edhe një propozim për të parin e shtetit të Serbisë.

“Mos kini frikë z. Vuçiq: Ne krijuam Ushtrinë e Kosovës jo për të kërcënuar Serbinë, por për të mbrojtur territorin, sovranitetin dhe pavarësinë tonë. Si President i ardhshëm, unë do ta forcoj dhe fuqizoj Ushtrinë e Kosovës, jo si mjet agresioni, por në shërbim të paqes dhe stabilitetit. Nëse Vuçiq ndihet i kërcënuar, unë kam një zgjidhje shumë të thjeshtë për të: Njihe dhe respekto pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës në mënyrë që popujt tonë të jetojnë në paqe dhe fqinjësi të mirë”, deklaroi ai në Facebook.

Hoti: Nuk brengosemi për deklaratën e Vuçiqit, e kemi ushtrinë tonë

www.kallxo.com