Foto: Facebook/ Ramush Haradinaj

Haradinaj viziton doganierët e policët kufitarë në Merdarë

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë një vizitë në pikën kufitare në Merdarë, për të falenderuar doganierët, policët dhe të gjithë të tjerët që punojnë edhe sonte, në këtë natë feste.

Haradinaj ishte i shoqëruar nga drejtori i Doganës, Bahri Berisha.

“Falënderoj drejtorin Bahri Berisha dhe të gjithë kolegët e tjerë nga policia e dogana që vazhdojnë të shërbejnë për qytetarët që kthehen në atdhe në këtë kohë, duke shpreh respekt për punën dhe kujdesin që e bëjnë gjatë gjithë vitit por edhe sonte në natën e ndërrimit të moteve dhe larg familjeve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.