Haradinaj 'vajton' shkarkimin e djalit të ish-presidentit Rugova

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj si duket është hatëruar nga vendimet e fundimet e fundit të kryeministrit, Albin Kurti.

Ai ka reaguar ndaj shkarkimit të Mendim Rugovës, djalit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

“Sot e pësuan dy profesionistë: Drejtori i Doganës z.Bahri Berisha, dhe Koordinatori për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit z.Mendim Rugova”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Për Mendim Rugovën le ta dijnë të gjithë se nuk kishte këtë përgjegjësi vetëm pse është djali i Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova, por edhe pse është profesionist i zoti”, ka thënë ish-kryeministri.

Ky është reagimi i dytë pas mbledhjës së qeverisë në të cilën Albin Kurti mori disa vendime, ndër ta edhe ulja e pagave në ekzekutivin kosovar.

Ai tha se vendimi për ulje të pagave është popullsitë.

Haradinaj reagon ashpër ndaj vendimit të Kurtit që uli pagat që ai i kishte rritur

www.kallxo.com