Haradinaj uron Biden: Të vazhdojmë bashkëpunimin tonë drejt forcimit të lidhjes strategjike

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Presidentin e ri të ShBA-së, Joe Biden. Ai ka thënë se Kosova dhe ShBA duhet të vazhdojnë bashkëpunimin dhe forcimin e lidhjeve strategjike.

“Shfrytëzoj rastin të uroj mikun tim të kahmotshëm Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, si dhe znj. Kamala Haris për arritjen historike si nënpresidentja e parë femër. Të vazhdojmë bashkëpunimin tonë drejt forcimit të lidhjes strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Haradinaj ku edhe ka ndarë në Facebook një fotografi me Biden.