Albin Kurti & Ramush Haradinaj Foto: KALLXO.com

Haradinaj: U detyrova ta lëshoj takimin, Kurti mbante ligjërata dhe nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas largimit të tij nga takimi i mbajtur sot me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ku nuk qëndroi as 20 minuta.

Pas këtij takimi, Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se u detyrua ta lëshoj takimin, pasi sipas tij “Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre”.

Tutje, i pari i AAK-së tha se për të është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë.

Në takimin e sotëm që është ende duke u mbajtur kanë marr pjesë edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Parëtisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ky takim ishte thirrur nga Kurti dhe u tha se do të flitet për situatën që u krijua ditëve të vendit në veri të vendit.

Takimi i Haradinajt me Kurtin nuk zgjat as 20 minuta, kreu i AAK-së largohet nga qeveria