Haradinaj u bën thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut të dalin masivisht në zgjedhje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut që të dalin masivisht në zgjedhje.

Në një postim në Facebook, Haradinaj po ashtu u ka bërë thirrje që të votojnë për ata që, sipas tij, më së miri përfaqësojnë interesat e tyre, ndërsa ka apeluar te liderët që do të marrin besimin e shqiptarëve, pas zgjedhjeve të tejkalojnë ndasitë e të bëhen bashkë.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

“Nesër qytetarët e Maqedonisë së Veriut do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Fillimisht uroj që zgjedhjet të kalojnë në qetësi dhe mbi të gjitha, të fitojë demokracia.

Po ashtu, bëj thirrje për të gjithë shqiptarët, që nesër të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë për ata që më së miri i përfaqësojnë interesat e tyre.

Apeloj te liderët që do të marrin besimin e shqiptarëve, që pas zgjedhjeve të tejkalojnë ndasitë e tyre dhe të bëhen bashkë në qeverisjen e vendit”.

Nesër, më 15 korrik në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa në garë janë 15 parti politike për 150 ulëse në Kuvend.