Haradinaj tregon si e bindi Haxhi Shalën për votimin e Qeverisë Hoti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas votimit të Qeverisë Hoti, në një konferencë për media ka sqaruar deklaratat e deputetit të Nismës, Haxhi Shala për takimin me presidentin, Hashim Thaçi dhe Haradinajn.

Shala në Kuvend tha se ndryshoi qëndrim për votimin e Qeverisë Hoti, pasi u takua me Presidentin e Kosovës dhe ish-kryeministrin (Ramush Haradinaj).

Haradinaj në konferencë për gazetarë ka treguar se si ka ndodhur takimi dhe si e ka bindur Shalën për ta votuar Qeverinë e re.

“Presidenti ka marrëdhënie miqësore me të kahershme me Haxhi Shalën dhe unë i  kam nga ana ime, janë koincidenca këto , por me Haxhi Shalën ai ka qenë zëvendëskomandant në Prizren kur unë kam qenë komandat në TMK, kemi mbetur miq që atëherë. Unë i thash e qes votën për këtë qeveri, nëse më vlerëson dhe më beson, a e qet edhe ti, përgjigja e tij ke po”, ka thënë Haradinaj.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot qeverinë e re të përbërë nga koalicioni LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe, të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Për qeverinë e re kanë votuar 61 deputetë, 24 ishin kundër dhe 1 abstenoi. Në votim morën pjesë 86 deputetë.

Presidenti siguron “votën e artë” për qeverinë Hoti