Ramush Haradinaj - kryeministër i Kosovës

Haradinaj thumbon Veselin për luftën kundër korrupsionit

Kryeministri në dorëheqjeje, Ramush Haradinaj ka thënë se do ta fitojë luftën kundër korrupsionit ‘100 %’.

“Do ta fitojmë luftën kundër korrupsionit. Do ta fitojmë së bashku 100%”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas Haradinajt, korrupsionin nuk mund ta luftojnë të korruptuarit dhe ata që nuk kanë guxim.

“Korrupsionin e luftojnë ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë. Ata që e kthyen besimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Të komprometuarit nuk kanë as vullnet e as guxim”, deklaroi ai.

“Duhet të kemi sinqeritet në luftën kundër korrupsionit. 100% Kosova është Prokurorë e Gjyqtarë të guximshëm me rrogë e kushte të dinjitetshme”, thuhet tutje në postimin e liderit të AAK-së.

Ai tutje tha se nuk mund ta luftojnë të korruptuarit dhe ata që i kanë mbajtur pa dinjitet prokurorët. Ndësa, i pari i AAK-së ka thumbuar edhe partitë politike në vend.

“Korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit që i kanë mbajtur prokurorët e gjyqtarët për vite të tëra të shtypur e pa dinjitet. As ata që gjuajnë gurë mbi Prokurorinë e Gjykatat. As ata që frikësohen për veten”, thuhet në fund të postimit të tij.