Haradinaj takoi presidentin malazez: Bashkë do ta përmbyllim me sukses demarkimin e kufirit

Lideri dhe deputeti i subjektit opozitar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritu në takim presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviq.

Haradinaj tha se Kosova dhe Mali i Zi kanë traditë të bashkëpunimit korrekt ndërshtetëror.

“Në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona, kaloi dhe takimi me Presidentin Milo Gjukanoviq”, ka njoftuar Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Sipas Haradinaj, bashkë do të qëndrojnë përballë çdo rreziku që ka për qëllim destabilizimin e Ballkanit.

“Bashkë do të qëndrojmë përballë çdo rreziku që ka për qëllim destabilizimin e Ballkanit, bashkë në rrugën euroatlantike, bashkë në agjendat e tjera me rëndësi për të dyja shtetet, e po ashtu bashkë do të bëjmë realitet edhe obligimet që kemi marrë, për të përmbyllur me sukses demarkimin e kufirit, me korrigjim në sektorët e caktuar”, theksoi ai.

Haradinaj, ka falënderuar presidentin për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe gatishmërinë e Malit të Zi për të përkrahur antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në NATO dhe Këshillin e Evropës.

Gjatë ditës së djeshme presidenti i Malit të Zi është pritur nga presidentja e republikës së Kosovës Vjosa Osmani.

Osmani në takim me Gjukanoviqin, kërkon mbështetjen e Malit të Zi për anëtarësim në Këshillin e Evropës