Haradinaj takoi ambasadorin italian, flasin për procesin zgjedhor

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi.

Haradinaj në njoftim të tij, ka bërë të ditur së theksoi që Kosova ka treguar pjekuri të lartë politike dhe demokratike me procesin e ri të zgjedhjeve.

Sipas tij, përkushtimi institucional do të vazhdojë në temat e rëndësishme, siç është dialogu, rruga euro-atlantike dhe fuqizimi i brendshëm i vendit.

“Italia ndër vite ka treguar kujdes dhe mbështetje të veçantë për vendin dhe ky partneritet duhet të vazhdoj edhe në procese të rëndësishme për Kosovën, siç është liberalizimi i vizave, si një e drejtë e popullit tonë. Në takim të rregullt me Ambasadorin Italian Piero Cristoforo Sardi, theksova se Kosova ka treguar pjekuri të lartë politike dhe demokratike me procesin e ri të zgjedhjeve dhe se përkushtimi institucional do të vazhdojë në temat e rëndësishme, siç është dialogu, rruga euro-atlantike dhe fuqizimi i brendshëm i vendit”, thuhet në postimin e Haradinajt në rrjetin social ‘Facebook’.