Foto: ZKM

Haradinaj takoi ambasadorin amerikan

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Haradinaj dhe ambasadori amerikan Kosnett, kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë, zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

“Proces ky për të cilin sipas kryeministrit në detyrë Haradinaj, Kosova ka treguar nivel të lartë të demokracisë”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka falënderuar ambasadorin Kosnett për qëndrimin e tij konsistent, që Kosova t’u prijë përpara proceseve që çojnë në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të vendit.

Po ashtu, Haradinaj, ka shprehur mirënjohje të posaçme për rolin jetik që ShBA ka pasur për Kosovën, si aleat i fuqishëm i Kosovës.