Haradinaj takohet me shefin e Zyrës së BE-së, liberalizimi në dorë të shteteve anëtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot është takuar me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Ata biseduan për situatën aktuale dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova.

“Ambasadori Szunyog qartësoi se vendimi për liberalizimin e vizave është në dorën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Tutje, ai ka njoftuar se ka kërkuar nga BE që ‘të shtrijë dorën për Kosovën’ për përkrahje në intergrimin e Kosovës në Bashkim Evropia, si dhe për liberalizimin e vizave.