Haradinaj- Stublla: Nuk realizohet vizita e Vuçiqit në Kosovë

 

RTK raportoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kërkoi leje për të vizituar sot Kosovën së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriq si dhe Shefin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Por, kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla ka konfirmuar se vizita e një delegacionit nga Serbia, i prirë nga presidenti , Aleksandër Vuçiq, nuk do të realizohet në Kosovë.

E para e MPJ-së ka treguar se Vuçiq dhe zyrtarët nga Beogradi zyrtar kanë kërkuar përcjellje.

“Po, është e vërtetë që kanë kërkuar leje për vizitë. Madje kanë kërkuar edhe përcjellje. Por, shkurt mund të them se kërkesa e tyre nuk realizohet”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Vuçiq të enjten i kishte dërguar kërkesë  institucioneve të Republikës së Kosovës për të realizuar vizitën në Kosovë./RTK

Vuçiq me Vulinin, Gjuriqin dhe Petkoviqin, kërkojnë që sot ta vizitojnë Kosovën