Haradinaj- Stublla i reagon Vuçiqit: Deklarata për mosnjohje është përjashtim i Serbisë nga dialogu
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas deklaratës së Aleksandar Vuçiqit, presidentit të Serbisë, se ky shtet nuk do ta njohë Kosovën deri në vitin 2022.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se derisa të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi më 2022, nuk do të ndodhë njohja e Kosovës.
Haradinaj-Stublla përmes një reagimi në Twitter ka thënë se me këtë Serbia e përjashton veten nga dialogu deri në vitin 2022.
“Deklarata se Serbia nuk do ta njeh Kosovën deri në prill 2022 ngre dy hipoteza të përbashkëta ekskluzive: Serbia përjashton vetveten nga procesi i dialogut i lehtësuar nga BE-ja deri më 2022. Ndërmjetësuesi beson se ‘normalizimi i plotë’ nuk nënkupton domosdoshmërisht njohje reciproke”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.