Haradinaj-Stublla i drejtohet ambasadorëve të Quintit për deklarimet e zyrtarëve serb për luftën në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stullblla, i është drejtuar me një letër Ambasadorëve të Quintit, lidhur me deklarimet e fundit të zyrtarëve të qeverisë së Serbisë, për shqiptarët e vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Haradinaj-Stublla letrën e ka publikuar në Tewitter, duke njoftuar se i është drejtuar ambsadorëve lidhur me veprimet e fundit që i ka quajtur të turpshme të Qeverisë së Serbisë, kundër viktimave shqiptarë të luftës.

Në këtë letër, ministrja kosovare ka shkruar se Serbia po minon frymën e dialogut, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe proceset e një pajtimi të mundshëm pas marrëveshjes së Uashingtonit dhe dialogut aktiv në Bruksel.

“Përderisa shumë më tepër se një mijë shqiptarë të Kosovës janë të zhdukur, unë ndjehem e detyruar të shpreh zhgënjimin tim të thellë për një indiferencë totale midis komunitetit ndërkombëtar në dënimin e gjuhës së turpshme të qeverisë serbe kundër viktimave dhe anëtarëve të familjeve të tyre të luftës së fundit në Kosovë”, thuhet mes tjerash në këtë letër.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, në një intervistë ka thënë: “Të mos merremi me amerikanët, gjermanët dhe turqit, më thoni ju mua (duke i’u drejtuar udhëheqësit të emisionit) se çfarë duhet të bëjmë me serbët, të cilët i tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve, flasin budallallëqe të ndryshme dhe u tregojnë atyre se ku janë të varrosur shqiptarët në të gjithë Serbinë”.

Kurse, ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes së arritur të premten mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku thuhet se Porti i Durrësit do t’i takojë Kosovës.

Vulin i është drejtuar shqiptarëve me termin ofenduar “shiptari”, ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po vazhdon me përpjekjet e tij për të krijuar një “Shqipëri të Madhe”.

Më poshtë e gjeni të plotë letrën e ministres kosovare, të shkruar në gjuhën angleze: