Haradinaj- Stublla bisedë telefonike me Matthew Palmer

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka vlerësuar se aleanca strategjike dhe historike e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është boshti i çdo të arriture tonë si shtet.

Ajo ka njoftuar për bisedën telefonike me Matthew Palmer, Zëvëndës-Ndihmës Sekretar i ShBA-ve dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.

Njoftimi i plotë:

Sot zhvillova një bisedë telefonike me z. Matthew Palmer, Zëvëndës-Ndihmës Sekretar i ShBA-ve dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, ku rikonfirmova se aleanca strategjike dhe historike e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është boshti i çdo të arriture tonë si shtet.

Në të gjitha etapat e shtetndërtimit, roli i ShBA-ve ka qenë jetik dhe vendimtar në jetësimin e të drejtës së Kosovës si shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik, i konsoliduar për së brendshmi dhe i njohur ndërkombëtarisht.

Z.Palmer e falënderova edhe për zhbllokimin e fondeve të Korporatës ‘Sfidat e Mijëvjeçarit’ (MCC), si dhe për vëmendjen dhe energjinë e re amerikane në përpjekjet e arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë për njohje reciproke./RTK